Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 31 raste të reja dhe 33 të shëruar në 24 orët e fundit, si dhe një humbje jete, pacienti 71-vjeçar nga Durrësi.
Dr. Eugena Tomini nga Insituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.
Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.
Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71-vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.
Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020)
- Testime totale 19862
- Raste pozitive 1416
- Raste të shëruara 1034
- Raste Aktive 346
- Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
- Tiranë 199
- Shkodër 45
- Krujë 32
- Kamëz 23
- Durrës 15
- Pukë 7
- Lushnje 6
- Vlorë 6
- Elbasan 3
- Mat 2
- Tropojë 2
- Korçë 1
- Librazhd 1
- Mallakastër 1
- Lezhë 1
- Berat 1
- Ura Vajgurore 1
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e filloi kominikimin e sotëm me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën: “Të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj Covid-19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër Covid-19 të jemi të gjithë bashkë!”





