India është goditur nga rrufetë gjatë 24 orëve të fundit, duke lënë si pasojë të paktën 31 persona të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur.

Përfaqësuesi i Mbrojtjes Civile në krahinën Bihar, Anirudh Kumar, tha për “Anadolu Agency” se qytetet më të goditura janë Rohtas, Vaishali, Patna, Buxor dhe Saran.

Qeveria e krahinës Bihar, u premtoi familjeve të prekura nga goditja e rrufesë një ndihmë financiare prej 6.300 dollarësh. Pjesa më e madhe e viktimave janë fermerë dhe bujq.