Sërish shifra të larta në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 viktima dhe 977 raste të reja me COVID.

Mësohet se janë kryer 2 930 teste të dyshuara me koronavirus, ku 33% e testeve kanë rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, 843 persona janë shëruar dhe kanë fituar betejën me koronavirusin.