Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi ka aksidentuar për vdekje një person në aksin rrugor Elbasan- Cërrik.

Shtetasi B.Q., duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para  hetimore rezultoi se shoferi i prangosur ishte në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç,  banues në fshatin Llixha, Elbasan.

Arestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar  mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar,  i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para  hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në  gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.