Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Elbasan në lagjen “Beqir Dardha”.

Një 31-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 4-rt i një pallati dhe ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç,  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.