Pak më shumë se 10 vite karrierë, e kaluar mes Spanjës dhe Anglisë, përpara se të varte këpucët në gozhdë.
Dëmtimet nuk i kanë dhënë rrugëdalje futbollistit, Jose Enrique, i cili moshën 31-vjeçare ka vendosur të largohet nga fushat e lojës. Levante, Valencia, Celta, Villarreal, Newcastle, Liverpool dhe Saragoza kanë qenë klubet ku Enrique ka luajtur.
Ja çfarë tha lojtari për “Marca”: “Nuk mundem të luajë më pa shiringa apo ilaçe anti-dhimbje, prandaj po tërhiqem nga futbolli. Nuk dua të mbetem invalid!”
Enrique, i lindur në Valencia, ka fituar një kampionat Championship me Newcastle dhe një Kupë të Ligës me Liverpool gjatë karrierës të tij, ku në shtatë ndeshje ka qenë pjesë e kombëtares spanjolle U-21.





