Sherret që përfundojnë me ushtrim dhune, e madje edhe me përdorimin e mjeteve të forta, janë bërë të shpeshta në vendin tonë, ku pre e dhunës janë gratë.

Një rast i tillë është regjistuar në Durrës dy ditë më parë, më konkretisht në zonën e Shkozetit, në lagjen nr.14.

Një 31-vjeçar akuzohet se ka goditur me sende të forta një 70-vjeçare. Pas denoncimit të rastit në polici, ka nisur procedimi për autorin, ndërsa arsyet e kësaj ngjarjeje nuk bëhen me dije.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.E., vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 19.09.2017, në lagjen nr. 14, ka goditur me sende të forta shtetasen L.M. vjeç 70, banuese në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.