Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Nga burimet zyrtare mësohet se Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë prangosur shtetasin E. V., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një biçak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.