Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Zhupan,Fier, ku një 31-vjeçar ka ekzekutuar me armë ish-bashkëshorten.
Mësohet se viktimë ka mbetur 23-vjeçarja Sabrina Bengaj, ndërsa autor i ngjares është Elton Metaj.
Ky i fundit është arratisur pasi ka kryer krimin por pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte pasi ishte i armatosur Metaj është kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan bashkë me armën e krimit.
Autori nuk është një emër i panjohur për autoritetet, sepse një vit më parë mori peng për 5 orë bashkeshorten dhe familjen e saj në shtëpinë e babait të kësaj të fundit. U desh ndërhyrja e RENEA-s dhe e FNSH që familja të shpëtonte.
“Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, lokalizuan dhe kapën autorin në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”).” – njofton policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.





