ITALI, 31 mars 2013  – Është ende në gjendje kome 31 vjeçarja që një  natë më parë u sulmua nga dy qentë e saj në bregdetin e Kaljarit. Siç raporton ANSA, vajza është gjetur nga dy të rinj në breg të detit në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy qentë e saj kishin marrë arratinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.30 dhe vetëm një orë më pas vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Kaljarit. Një nga qentë është gjetur mëngjesin e sotëm dhe karabinierët janë detyruar ta vrasin, pasi trembeshin se mund t’i sulmonte edhe ata.

Ky është rasti i dytë brenda një jave që vajzat bien viktima të sulmeve të qenve. Pak ditë më parë, një 14 vjeçare nga Mançesteri humbi jetën, pasi u kafshua brutalisht nga 4 qen, ndërsa ndodhej në shtëpinë e një shoqeje të saj.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/