Itali, 5 prill 2014 – Në 1nëntor 2013, Nurije Prezja, 71 vjeç u gjet e djegur në ballkonin e shtëpisë së të birit në qytezën e Orxinuovos, në Provincën e Breshas. Në fillim u dyshua se e moshuara ishte vetvrarë duke përdorur një shishe me benzinë, që e mbanin në shtëpi për të hequr njollat. Si shkak i vetvrasjes ishin sherret e shumta me nusen e të birit. Prokuroria italiane filloi të hetonte nusen A. V. 31 vjece, e lindur në Tiranë për nxitje për vetëvrasje.

Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se vajza e madhe e çiftit, 8 vjeçe, duke komunikuar në skype kishte përmendur një shprehje të së ëmës: Më në fund e hoqa qafe shtrigën plakë. Pas pyetjeve të mëtejshme të fëmijës në prani të psikologut u konfirmua version i vrasjes me dashje.

Nusja e kishte nxjerrë vjerrën në ballkon e kishte lyer me benzinë dhe më pas i kishte vënë flakën. Pastaj kishte mbyllur me çelës derën e ballkonit. Policia shkencore italiane po hulumton të gjitha provat e mbledhura në vendngjarje si tapën e shishes së benzinës, ndezësin e sobës me gaz, çelësin e derës së ballkonit etj.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/