Ky është momenti i frikshëm kur një grua rrezikon jetën e saj për të puthur një aligator.

Rachel Withers, 31 vjeç nga Karolina e Jugut ia doli të realizojë ëndrrën e saj për tu afruar me një prej zvarranikëve më të rrezikshëm në botë.

"Kur arrita atje, doja të puthja Big Al! Mendoja se do ishte shumë bukur të merresha me aligatorët prandaj shkova në një qendër për të bërë pak trajnim. Isha e emocionuar dhe e frikësuar se mos rrëzohesha në fytyrën e Al. Ishte eksperienca më e rrezikshme që kam bërë pasi Al ka kafshuar dikë që iu afrua kaq shumë para një jave", tha ajo.

Krokodili i quajtur Big Al është më i madhi në Shtetet e Bashkuara, dhe është rreth 4 metra i gjatë.