Një rast shqetësues është regjistruar në qytetin e Korçës ku një 31-vjeçare është larguar nga banesa që prej tre ditësh, duke lënë pas katër fëmijët e saj të mitur.
Largimi është denoncuar nga bashkëshorti i saj ditën e djeshme, pranë Komisariatit të Policisë.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka indicie për ndonjë konflikt të mëparshëm mes çiftit.
Shkaqet e largimit të gruas mbeten të paqarta, ndërsa familjarët shprehen të shqetësuar për fatin e saj.
Ajo i i përket komunitetit rom, ndërkohë strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.