Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dega Durrës ka festuar 31 vjetorin e themelimit të degës lokale, ku siç u bë me dije gjatë ditës së djeshme edhe është organizuar një ceremoni festive.

Mbrëmjen e sotme deputeti Oerd Bylykbashi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, fotot nga ceremonia e organizuar në ambientet e hotel “Adriatik”, ndërsa postimin e ka mbyllur me urimin:  Gëzuar dhe gjithmonë bashkë!

Postimi i plotë:

Gëzuar 31 vjetorin PD dega Durrës!

U bëmë bashkë themelues, drejtues, kontribues ndër vite dhe anëtarë të rinj.

Më 11 dhjetor 2021 Kuvendi Kombëtar vendosi rithemelimin e PD mbi bazën e idealeve dhe parimeve që na bashkuan 31 vite më parë, ndaj ky përvjetor ka një vlerë të veçantë.

Gëzuar dhe gjithmonë bashkë!