Një sasi prej 32 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Sarandës.

Sipa Policisë, pas kontrolleve të befasishme në lagjen 4 të qytetit, u konstatua një automjet tip "BMW X5", drejtuar nga shtetasi E. K.,, ku në pjesën e bagazhit u gjet sasia e drogës.

Policia çoi në pranga tre shtetas, përkatësisht S. Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë, A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje) si dhe E. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMW X5).

U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një automjet tip BMW

• një automjet tip Mercedes Benz

• 5 aparatë telefonikë celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".