TIRANË, 15 prill 2013 – Rreth 32 persona janë identifikuar gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti me virusin HIV pas testeve vullnetare të gjakut që kanë kryer pranë laboratorit të referencës në ISHP dhe klinikës së sëmundjeve infektive në QSUT.
Specialistja e shëndetit publik Marjeta Dervishi tha se në Shqipëri vazhdon të mbetet problem numri i ulët i testimeve.
Sipas specialistes, kryerja më e madhe e testimeve bëhet në Tiranë, megjithëse në 12 prefektura të vendit janë hapur qendrat e këshillimit e testimit për HIV/AIDS.
Me shifrat e reja të raportuara Shqipëria numëron sot zyrtarisht 607 persona të prekur nga virusi HIV, mes tyre dhe 28 fëmijë.





