Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas megaoperacionit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ku u arrestuan 32 persona që mashtronin qytetarët.  

Ministri Lleshaj e ka cilësuar  aksionin si një goditje të fortë kundër krimit të organizuar.

“Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, shkruan Lleshaj.