Një fëmijë 9 vjeç është aksidentuar në Sukth, pasi u përplas nga një automjet, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një automjet tip “Renault” i drejtuar nga shtetasi J.H., 32 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar vogëlushin me iniciale J.L., banues në Sukth.

Pas aksidentit, fëmija u transportua në spital, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.