Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Vranisht të Devollit një 32-vjeçar.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale P. B., nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.