Rreth orës 22.50, një aksident me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari është shënuar në fshatin Suç, Bashkia Klos.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe grupi hetimor  në vendin e ngjarjes ku kanë kanë konstatuar se shtetasi M.Ll., duke drejtuar një motorçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip zetor, me drejtues shtetasin P.Gj., rreth 49 vjeç, banues në fshatin Suç.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit shtetasi M.Ll, rreth 32 vjeç, banues në fshatin Suç.

Drejtuesi i mjetit tip zetor, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.