Policia e Durrësit dhe polumbarët janë vënë kërkim të një 32-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim.
Në informacionin paraprak shpërndarë nga blutë e Durrësit, bëhet e ditur se:
“Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.”
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





