Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht një grua 45 vjeçe.
Sipas policisë, i akuzuari Artan Daci, e ka prekur gruan në pjesë të ndryshme të trupit.
“Më datë 07.09.2016, u arrestua shtetasi Artan Daci, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht, duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit shtetasen A. K., 45 vjeçe. Parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.





