Një 32-vjeçar, shtetasi me inicialet A.N., akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e xhaxhait të tij, shtetasen me inicialet F.N.

Kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, sqaron policia.