MALLAKASTER, 04 mars 2013- Plagosje me mjete të forta në Mallakastër.

Një 32-vjeçar në Mallakastër është plagosur mbrëmjen e të dielës në fshatin Kute të Mallakastrës.

Burimet e policisë kanë thënë se 32-vjeçari Eduard Goxhaj është goditur disa herë me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën pranë banesës së tij, ku i lënduari ka marrë plagë të shumta në kokë dhe trup.

Policia ka thënë se të dyshuar për plagosjen janë kushërinjtë e të plagosurit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Nga vendngjarja mëohet se 32-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.