29 korrik 2013 – Një krim brenda familjes është parandaluar në kohë nga ndërhyrja e policisë. Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë të ditur se 32 vjeçari Mirgen Emini ka qëlluar me thikë vëllanë dhe babanë e tij.Efektivët e policisë kanë arrestuar 32-vjeçarin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit ndërkohë që babai 55 vjeçar i kërkonte djalit të tij Mirgenit të shkonte në punë dhe në debat është përfshirë edhe djali më i vogël rreth 24 vjeç. Fatmirësisht dy të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.