Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një 32-vjeçare është gjetur e vetëvarur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas policisë, dyshohet se A.D vuante nga çrregullimet e ankthit.

Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetësja A. D., 32 vjeçe. Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D, vuante nga çrregullimet e ankthit.“,- behet e ditur nga njoftimi i policisë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.