32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Lajmi është bërë i diutr nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,611,550 vaksina kundër koronavirusit. Në postimin e tij, Rama shkruan se vaksinimi do të vijojë me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.

Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19, ndërkohë që nuk janë shënuar viktima.