Ka nisur rreth orës 23:00 të së dielës numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të diel.
Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.
33 kuti të numëruara nga 53
Edison Memolla PS kryeson me 500 vota ndaj Shkëlqim Hoxha të Bashkë Fitojmë.
Ndërkohë në garë për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.