Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

Ai akuzohet se në rrugën “Demokracia”, në Krumë, ka bllokuar rrugën me automjetin tip “Benz”, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve. Po ashtu ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të zhvendosur mjetin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.