25 korrik 2013 – Një i burgosur i dënuar për vrasje, nuk rikthehet më në burgun e Rrogozhinës pasi ka marrë lejen shtatë ditore.
Maksim Cenokaçi, 33 vjeç, i dënuar me 22 vite burg për vrasje me dashje dhe vjedhje me armë në bashkëpunim, ka përfituar nga leja shtatë ditore nga drejtori i burgut të Rrogozhinës në 15 korrik, ndërkohë që ai duhej të ishte rikthyer në qelitë e burgut të hënën, por ende nuk është paraqitur për të vijuar vuajtjen e dënimit.Sipas burimeve policore janë marrë të gjitha masat për kontrollet e zonës ku banon familja e Cenokaçit, por deri në këto momente, mësohet se nuk ka asnjë gjurmë nga 33 vjeçari, duke bërë që ai të shpallet i arratisur.





