33-vjeçari përshkon Antarktidën në këmbë
Pa asnjë mbështetje, i vetëm, me skitë në krah dhe në çantë plot me pajisjet e duhura me peshë 180 kilogramë, Colin O’Brady ka përshkuar në këmbë të gjithë Antarktidën. 33-vjeçarit amerikan iu deshën 54 ditë për 1600 kilometra, duke sfiduar temperaturat ekstremisht të ftohta. O’Brady ka dokumentuar gjithçka në llogarinë e tij në Instagram.
Por kjo sfidë nuk vjen rastësisht. Ish-atleti kishte kohë që përgatitej për t’u bërë njeriu i parë që përshkon kontinentin e bardhë me moton asgjë nuk është e pamundur.
Udhëtimi nisi më 3 Nëntor, dhe Colin nuk iste vetëm. Shoku i tij në këtë aventurë, Louis Rudd 49 vjeç, po ndjek një tjetër rrugë dhe ende nuk ka mbaruar itinerarin e tij.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Emiriana Sako shtron iftar me besimtarët në Durrës: Mesazh për solidaritet dhe vlera njerëzore
Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet
Nëse keni shumë kohë që jeni beqarë, atëherë qenkeni shumë inteligjent!
Kallas flet me ministrin Araghchi, i kërkon Iranit të ndalë sulmet në Ngushticën e Hormuzit





