Itali, 27 gusht 2014 – Emigranti shqiptar Gentian Aliaj, 30 vjeç u arrestua në qytetin e Savonës për shpërndarje droge.
Gentjani u arrestua, ndërsa po bëhej gati të kthehej në Shqipëri për pushime pas festës së Ferragostos.
Atij ju kapën 1,5 kg. marijuanë në momentin e arrestit. 33 vjeçari shqiptar nuk kishte precedentë penalë dhe punonte si picajol në picerinë “Sapori d’Italia”.
Në fakt, Gentiani e kishte shndërruar picerinë, ku punonte në një stacion për shpërndarjen e marijuanës.
Ai ishte kreu i një rrjeti shpërndarësish, që realisht e kishte përmbytur Savonën me marijuanë, duke ia shitur sidomos nxënësve të shkollave të mesme.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





