POGRADEC, 7 maj 2013- Një i ri i moshës 33 vjeçar i ka dhënë fund jetës në Pogradec.
Viktima me iniciale S.K është gjetur i varur me litar në banesën e tij në lagjen nr.5.
Nga dëshmitë e familjarëve thuhet se i ndjeri vuante prej kohësh nga depresioni dhe kishte tentuar disa herë ti jepte fund jetës.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





