DURRËS, 25 qershor 2013 – Deri në orën 11:42 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 337 kuti votimi nga 444 gjithsej.

Pjesëmarrja në votim në nivel qarku ka qenë 50.4 për qind.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 60 009 vota (52.1 për qind të totalit), ku PS-ja ka 46 441 vota dhe LSI-ja 8 751 vota.

Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 51 275 vota (44.5 për qind të totalit), ku PD-ja ka 38 050 vota, PR-ja 7 960 vota; PDIU-ja 3 090  vota.

Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 8 734 vota më tepër, në favor të “Rilindjes”.

Diferenca midis PS-së, që deri tani ka marrë 40 për qind dhe PD-së me 33 për qind, është 8 391vota më shumë e para.

Ndryshimi midis kunetërve Duka-Koka ka pësuar një ndryshim në anë të kundërt, kryeson Koka me një diferencë prej 791 votash.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/