Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arbër Koti, shofer i një autobusi që transportonte punëtorët e një fasonerie.

“Në lidhje me ngjarjen e mësipërme ju bëjmë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar autorin shtetasin A.K., dhe është vënë në ndjekje të tij.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Plepave. 34-vjeçari Dulla është gjetur nga kalimtarët e rastit në afërsi të shinave të trenit dhe është transportuar në spital.

Viktima ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij krimi.