Një 71-vjeçar në Durrës ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga ish-dhëndri i tij.
Pas episodit të dhunës, policia plotësoi kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin T.B.
Sipas policisë, ish-dhëndri, shtetasi N.C., vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në bazë të ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





