Policia e Gramshit ka vënë në pranga një shtetas 34-vjeçar, i cili akuzohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga gjykata ndaj tij. Sipas njoftimit zyrtar, i riu ka hyrë në banesën e babait të tij, duke mos respektuar vendimin gjyqësor që i ndalonte këtë veprim.

Brenda banesës, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur të atin me jetë.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi, duke ndërhyrë në vendngjarje dhe duke arrestuar 34-vjeçarin në flagrancë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.