Policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë padinë për një burrë 34-vjeçar që dhunohet nga gruaja, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj tij.

Sipas informacioneve, shtetasi I.L. vjeç 34, banues në Durrës, është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortja e tij M.L. 29 vjeçe.

Ai e ka denoncuar gruan në polici, dhe ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu për pajisje me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Ndërkohë, një tjetër bashkëshort po nga Durrësi ka paditur largimin e gruas nga shtëpia. Shtetasi K.P., vjeç 61 ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja D.S. vjeç 58. Po punohet për gjetjen e saj.