Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha në një konferencë për mediat ka folur më me detaje në lidhje me Kuvendin e Partisë Demokratike të mbajtur më 30 Prill.

Për 35 deputetët demokratë që nuk morën pjesë në Kuvend, Berisha shprehet i bindur se shumica prej tyre do t’i bashkohen Partisë Demokratike.

“Kam besim se deputetët e PD do i bashkohen shumicës. Nuk mund të them se çdonjëri prej tyre, por në tërësi shpreh bindjen se pas Kuvendit edhe shumica dërrmuese e tyre do t’i bashkohen Partisë Demokratike. Ata që pretendojnë po pse nuk u shty Kuvendi? Nuk pranonte shumica ta shtynte. Edhe pakica nuk pranonte ta shtynte. Ajo u bashkua, ajo votoi. Ajo përbën një korpus prej 40mijë anëtarësh që votoi”, u shpreh Sali Berisha.