Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga monumenti i Azem Hajdarit në Qytet Studenti, ka kujtuar protestën e Dhjetorit që solli demokracinë në vend.
Në ditën e shënuar të Rinisë, Berisha vlerësoi figurën e Azem Hajdarit, që e cilësoi si tribun të lirisë.
“Studentët ishin misionarë të paepur. Që në protestën e parë shpallën si moton e tyre “Liri Demokraci, Shqipëria si Europa”. Azem Hajdari tribun i lirisë dhe studentë të Dhjetorit ishin heronj të vërtetë. Ishin heronj mbi heronj, dolën në rrugët e Tiranës të vetëm, të braktisur nga shqiptarët, nga Europa, të braktisur në tërësi.
Studentët e dhjetorit ishin shkuar heronjtë. Ata kishin armën e vetme guximin, qëndruan të pamposhtur dhe fituan”, tha Sali Berisha.





