TIRANË, 03 mars 2013– Një 35-vjecar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i një banese në zonën e njohur si ‘Kamberi” në Shkozë. 

Viktima Skënder Selmanllari mësohet se po punonte tek fqinji i tij, por në punë e sipër ka humbur kontrollit dhe ka rënë nga pakujdesia. 

Kanë qenë familjarët ku punonte i ndjeri që kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet.