Lidhja e tyre bëri bujë për faktin se ajo ishte 80 vjeç ndërsa ai 35 vjeç.
Dhe së fundmi 35-vjeçari egjiptian ka folur për herë të parë për lidhjen e tij me 80-vjeçaren Iris Jones.
Ai ka treguar se si janë njohur në rrjete sociale dhe pasi komunikuan disa javë 80-vjeçarja fluturoi drejt Egjiptit për të qenë pranë Mohamed.
I riu ka treguar për MailOnline se e vërteta është që njerëzit janë skeptikë kur i shohin bashkë, por ai siguron se kjo dashuri është e vërtetë.
“Mund të duket e çuditshme të kesh një të dashur që është 20 vite më e madhe se nëna ime, por kjo është dashuria, të bën të verbër. Kur je i dashuruar, mosha e secilit prej partnerëve nuk ka aspak rëndësi. Jam shumë me fat që kam gjetur një grua si ajo”; është shprehur Ahmed.
Ndërsa Iris ka qënë ftuar këtë javë në programin “This Morning” në ITV. Irisi, gjatë intervistës ka insistuar se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj. Ajo shtoi se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike.
Gjithashtu ajo u tregua shumë e hapur edhe për të folur rreth jetës seksuale të çiftit.
“M’u duk vetja sikur isha e virgjër sërish. Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike,” thotë Iris, e cila ka nja katër dekada pa e provuar, që pas ndarjes me të shoqin.





