Një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.
Policia e Tiranës sqaron se ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës rreth orës 07:10 të mëngjesit të kësaj të diele.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës shtetasi A. Sh.,35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





