1 korrik 2015 – Histori të veçanta dhe të pazakonta dëgjojmë shpesh që ndodhin në Indi.
E radhës bën fjalë për një 35-vjeçar që është martuar me një vajzë të mitur, vetëm 6 vjeçe.
Dhëndri Ratan Lal Jat e zhvilloi ceremoninë e fshehtë të martesës në 23 qershor në një tempull në fshatin Gangrar në Indinë Perëndimore, citojnë mediat e huaja.
Mund të duket e çuditshme, por policia lokale ka raportuar se ceremonia martesore është bazuar te disa rregulla antike, sipas të cilave çdo mashkull i martuar mund të marrë një grua të re në moshë, nëse mund t’i japë familjes së saj një kompensim financiar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/