Mbrëmjen e djeshme, në gjendje të rënduar psikologjike, një 35-vjeçar ka pirë dy kokrra fotoksinë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se viktima është Aranit Tare, babai i një djali.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete në dhomën e tij dhe kanë njoftuar policinë.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, Tare vuante prej disa vitesh nga probleme të rënduara depresive dhe kurohej për këtë sëmundje.