Policia e Durrësit ka dal me njoftim zyrtar lidhur me ngajrjen e ditës së djeshme, ku një 35-vjeçar tentoi të grabiste një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike.
Në njoftim thuhet se është bërë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë.
Njoftimi i plotë:
Durrës
Policia parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari.
Shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike.
Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.





