Një ditë pasi punëtori 36-vjeçar A.Ç. nga Kruja humbi jetën gjatë punës në ndërtim në Fushë-Krujë, policia ka arrestuar drejtuesin e vinçit dhe ka shpallur në kërkim administratorin e firmës së ndërtimit.

Personi që po drejtonte vinçin në momentin tragjik është A. Qyra 35 vjeç, banues në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e administratorit të firmës, shtetasit E.D. 49 vjeç, banues në Krujë,

Aksidenti u shënua dje rreth orës 09:30, në Fushë-Krujë, ku A. Qyra duke drejtuar një vinç te një pallat që po ndërtohej, i ka rënë kova me elementë hekuri në kokë punëtorit të firmës, 36-vjeçarit A.Ç., që fatkeqësisht e la të vdekur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.