Një konflikt në një familje në Maminas mes djalit dhe babait ka rrezikuar të kthehet në një ngjarje të rëndë.

Konflikti në familjen Hoxha, që banon në fshatin Rubjekë ka degraduar në momentin, kur djali i papunë ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Njoftimi i policisë dhe mbërritja në vendngjarje e forcave RENEA ka mundësuar që i moshuari të nxirrej nga banesa, ndonëse policia hasi në kundërshtimin e dhunshëm të Eduart Hoxhës që nuk u dorëzua dhe u mbyll në shtëpi.

Pas disa orësh negociatash që nuk u konkluduan me vetëdorëzimin e 35-vjeçarit, efektivët ndërhynë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të Hoxhës.

Pas arrestimit të të birit, babai i 35- vjeçarit ka rrëfyer për mediat gjithë dinamikën e ngjarjes dhe ka kërkuar lirimin e fëmijës së tij. Sipas 73-vjeçarit, I biri nuk duhet mbyllur në burg, por duhet kuruar.

 “Nga Shijaku e kanë çuar në Durrës, Shijaku është ndryshe, nuk e di ai ka nevojë për kurim, jo për ta mbajtur të izoluar, të sforcuar. Ai ishte duke pirë kafe jashtë dhe thikën e përdornim për bukë, kurse sëpatën e pata unë për ta nxjerrë përjashtë. Në atë moment ma kapi nga dora, se çun i ri. Është alamet çuni, gjynah ta mbajnë brenda, po çfarë të bësh. Unë them ta nxjerrin dhe të kurohet, të shkojë tek psikologia, se gazetarët kanë punën e tyre. Ai nuk ka bërë asnjë gjë për komshinjtë, ata kanë nxjerrë fjalë për nënë  e vetë dhe e ka këtu në tru.

Ka 5-6 vjet që nuk ka ardhur fare, ka qenë në Itali. Ka dy vite që nuk punon në Itali dhe ka marrë borxh disa lekë. Pati sjellë nja 6 mijë euro dhe i çova unë në bankë. Mora disa në gusht dhe i veçova, mora dhe disa tani, duhet të lajmë shtëpinë, duhet të paguajë disa lekë, se të fal ai tjetri, të fal ditët por jo lekët”, u shpreh 73-vjeçari Bajram Hoxha.

Lexo edhe: