Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për 35-vjeçarin E. K., banues në Paskuqan, Tiranë.

Dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ai i ka marrë një shtetasi nga Durrësi një shumë parash, me pretendimin se do të transportonte disa mallra (pajisje elektrike) dhe do t’ia sillte atij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.