Një 35-vjeçar me inicialet F. K., ka plagosur burrin e hallës së tij në Tiranë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Nga ana tjetër, 58-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Marqinet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. K., 58 vjeç (burrin e hallës së tij). 58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.